Gurra: Qeveria ka dy vite që punon për këtë fushatë, kemi përballë shtetin me ca kandidatë
Analist Hysni Gurra, i ftuar në emisionin "Drejt" të Luan Ramës në RTV Ora deklaroi se kjo është fushatë ka vënë përballë shtetin dhe ca kandidatë. Sipas tij qeveria punoi prej dy vitesh për ta sjellë opozitën në këtë gjendje duke e çuar fushatën ku ka dashur.
Hysni Gurra: Jemi në 2023 dhe nuk pamë asnjë përballje të kandidatëve qoftë dhe të bashkive periferike. Nuk ka ndodhur nëj ballafaqim kandidatësh. Njëri jep llogari për 4 vitet e qeverisjes, tjetri ofertëne re që cvjen si poopozitë. Për Tiranën e kemi dëgjuar që Këlliçi e ka ftuar Veliajn në debat publik por ai se ka pranuar.
Po në aspekt rajonal kam parë një garë elektorale që është shteti përballe disa kandidatëve, ka dominuar shteti. Nuk ka qënë një garë e barabartë, Është hera e parë që opozita nuk përfaqësohet. I merret logoja, koha televizive, buxheti.
E ka çuar fushatën ku kanë dashur. Kemi dy vjet që punon për këtë punë. Kemi dy vjet që dëgjojmë, dhe për faj të opozitës që temat kryesore të debateve në emisione kanë qënë problemet e opozitës. Kjo fryhej, karikohej nga opushteti për të ardhur në një fushatë të parabartë. Jemi mësuar prej 30 vitesh kjo retorikë kështu është. Njëri bën akuza non gratash, tjetri tallava.
Në Tiranë kemi parë një ofertë të re këtë vit që është Këlliçi, Veliaj nuk ka program, ska asnjë premtim," tha ai.

