"Nga prostitutë mondane në lagjeje", takimi Basha-Balla, Kryemadhi: U bë për votat e amnistisë kundrejt një fature financiare
Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ishte e ftuar sot në një intervistë për Ora News.
Pas videos së publikuar ditën e djeshme të një takimi mes ish-kreut të PD-së Lulzim Basha dhe deputetit të PS-së Taulant Balla, Kryemadhi deklaroi se një gjë e tillë pritej prej tyre ndërsa Lulzim Basha ka bërë një pakt që ti siguronte qeverisë votat për amnnistinë fiskale kundrejt një fature financiare.
Monika Kryemadhi: Mua nuk më bën më shumë përshtypje dhe mendoj që më e rëndësishme është tek dita e diel që njerëzit të shkojnë të votojnë. Ajo video ka një detaj shumë të rëndësishëm për t'ju thënë të gjithë demokratëve të lëkundur që hallakaten sa andej këtej që në 14 maj kanë vetëm nëj mundësi. Të votojnë NR.1 "Bashkë Fitojmë" ku është e gjithë opozita.
Kjo tregon dhe njëherë që janë shumë të qartë se çfarë ka ndodhur me votën e opozitarizmit në 2021. Një miku im më shkruajti në telefon e më tha:"E nisi si prostitutë mondane dhe e përfundoi si prostitutë lagjeje, prostitutë politike po themi. Ne e kemi ndjerë si histori të tmerrshme, më mirë një fund i tmerrshëm për të sesa një tmerr pafund.
Përse janë takuar? Disa thonë për ti prishur punë opozitës...
Unë mendoj që ka shumë gjëra. Në një këndvështrim mendoj se Basha ka ardhur për të bërë pazarin për amnistinë fiskale. Pra unë do të jap votat për amnistinë fiskale dhe më pas cili do të ishte shpërblimi që do të merrte. Sa i takon "Toyota Yaris" ai ska nevojë të ulet me Taulant Ballën se e ka mbyll me Edi Ramën atë gjë dhe të tjera gjëra. Çfarëdo ti bëjë Taulanti, është histori që e ka të hapur në Belgjikë me drejtësinë belge.
Që nga 26 marsi i 2022 deri në dhjetor nuk ka prit Edi Rama ti zgjidhi fjalën Taulant Balla me Lul Bashën. Çështja e gjyqit ka qënë plan afatgjatë i Ramës për ta pasur para zgjedhjeve lokale për të mos e lejuar PD që të hyjë me kryetar Sali Berishën dhe për të mbajtur peng. Pra ska ndikuar Basha për vulën. Normal e ka përdorur Lulzim Bashën, por jo më shumë Bashën sesa ato që e drejtojnë sot vulën e PD. Mendoj që ka ardhur për amnistinë fiskale dhe është bërë një takim për këtë. Mund ta kem gabim po të paktën duke patur parasysh se Basha pa një faturë financiare nuk ulet nëpër takime.
