Saraçi: Berisha ishte "i vdekur" deri para fushatës, si përmendej as emri. Fjalimi i Ramës tani ka e personazh kryesor
Gazetari Romir Saraçi i ftuar në emisionin "Drejt" në RTV Ora deklaroi se deri para fushatës Sali Berisha ishte i vdekur për PS-në, nuk i përmendej as emri.
Ndërsa tani, deklaron ai, fjalimi i kryeministrit në takime elektorale ka personazh kryesor Sali Berishën.
Ne kemi parë deri para se të niste fushata që target grupi i goditjeve të mazhorancës ishin ajo që u cilësua si PD zyrtare. Në këtë fushatë sfida është e drejtëpërdrejtë, praa kemi rivalin. Pa filluar fushata, kryeministri Sali Berisha ishte "i vdekur. Nuk duhej pranuar asnjë firmë e tij, nuk duhej përmendur emri i tij në asnjë moment nga përfaqësues i PS. Sot është personazhi krhyesor i fjalimit të kryeministrit në fushatë.
Në asnjë rast, kryeministri nuk ka dashur që të shpalosë programe e ta bazojë garën tek fushata që do të bëjë. Zgjedhjet dhe fushatën zgjedhore PS dhe kryeministri e kanë ezauruar me mjete parapolitike, kurse pjesa e propagandës publike ka tentuar të zhbëjë procesin dhe të dekurajojë qytetarët për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

