"Gruaja e Metës e fundit fare", Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Të paktën jam në një listë po ai gratë e veta ku i ka

Në një interviste për Ora News Kryemadhi deklaroi se gruaja e Metës të paktën është në një listë popullariteti ndryshe nga gratë e Edi Ramës.

"Kam dëgjuar në një intervistë që tha popullariteti i Metës është i fundit por e fundit fare është gruaja e vet por gjysma e së keqes se unë qenkam në listën e popullaritetit po gratë e veta ku i ka ai. I ka në listë për popullaritet se Ilir Meta e paska në listë gruan e vet, në një numër të caktuar. Monika është e vetmja grua në posterat denigrues," tha ajo.