"Bashkë Fitojmë" mbyll fushatën nesër në sheshin "Nënë Tereza"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2023, 16:44
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' do të zhvillojë nesër në Tiranë mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Sali Berisha i ka ftuar të gjithë qytetarët dhe demokratët e Shqipërisë në sheshin ‘Nënë Tereza’ ditën e Premte, ora 19:00.
"Kjo erë ndryshimi dhe ky rrugëtim i vështirë do të konkretizohet me një fitore spektakolare me 14 maj në të gjithë vendin."
