Saraçi: PS ka urdhëruar kandidatët të mos dalin në debate publike, është strategji politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2023, 21:45
Gazetari Romir Saraçi i ftuar në emisionin "Drejt" në RTV Ora deklaroi se PS-ja e ka drejtuar fushatën pa një program specifik ndërsa ka urdhër për të gjithë kandisatët e saj që të mos dalin në debate publike me kandidatën e opozitës.
Romir Saraçi: Kjo pjesa e debatit nuk ka lidhje me kandidatët individualisht por është urdhër politik nga PS që kandudatët e tyre të mos dalin në debat.
Jo më larg se dje edhe pse një kandidat i PS-së, nuk ka rëndëis tja themi emrin derisa nuk e kanë thënë vetë, ka dashur të bëjë debat me kandidatine koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe kur është kërkuar konfirmimi nga ana e PS është refuzuar që të bëhet pjesë e debatit. Është strategji politike.
