Pritshmëritë për 14 majin, Drini: Investimet në Vaun e Dejës janë lënë për fushatë, qytetarët optimistë për PD

Kandidatja e PD-së për Vaun e Dejës Klementina Drini në një intervistë për Ora News deklaroi se investimet në Bashkinë e Vaut të Dejës janë lënë të gjitha për fushatë ndërsa cilësia e tyre është jashtë çdo standardi. Sa i takon garës brenda dy grupimeve të PD-së, ajo tha se është e vështirë megjithatë kundërshtarët janë optimistë për Partinë Demokratike.

Sa e vështirë është të kanditosh brenda llojit?

"Është e vështirë, ne gratë nuk është se njohim sfida shumë. Por mendoj që jemi shumë mirë si situatë. Qytetarët janë me frymë pozitive për PD dhe mendoj se do të dalë rezutat i mrië dhe në favor të PD-së.

Frymëmarrja kryesore për Bashkinë e Vaut të Dejës është transparenca, shërbimi. Kemi të bëjmë me një sistem ku shumë banorë iu është përplasur dera dhe nuk kanë marrë shërbim. Veç kësaj janë dhe investimet, që janë mangësi. Ato bëhen vetëm për fushata elektorale jo në katër vite. Çdo gjë lihet për fushatë dhe dihet që janë jashtë standardit. Veç kësaj është dhe infrastruktura për transportin publik, përmirësimi i qarkullimit rrugor që është shumë i rëndësishëm për Bashkinë e Vaut të Dejës," tha ajo.