Leao-Milan, ndizet “drita jeshile”, firma vjen javën e ardhshme

Rafael Leao ka pranuar ofertën e Milanit dhe është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin kuqezi. Pasi ka zgjidhur problemet me Sportingun e Lisbonës, shoqëria italiane është hedhur në sulm për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen dhe ky është një lajm i madh për tifozët kuqezi pasi sulmuesi portugez është një nga lojtarët më të spikatur të dy sezoneve të fundit.

Palët po punojnë për detajet e marrëveshjes që pritet të firmoset gjatë javës së ardhshme pasi vullneti i Milanit për të rinovuar është i madh dhe humbja e një lojtari si Leao do të shkatërronte një projekt të nisur prej 3 apo 4 vitesh.

Pavarësisht faktit se Chelsea dhe Real Madrid dhanë sinjale të rëndësishme për ta bindur sulmuesi e krahut të majtë, Leao ishte i bindur për të vazhduar në Milani dhe ky fakt e ndihmoi Milanin për të hedhur hapin e madh për bazat e marrëveshjes së re që do të jetë 4-vjeçare dhe nga e cila luzitani do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon.