“Tirona Fanatics” kërkojnë yllin e tretë në fanellën bardheblu
Nuk ka rrugë tjetër, për tifozët e Tiranës, ndeshja e kësaj fundjave duhet të sjellë vetëm tre pikë. “Tirona Fanatics” karikojnë ambjentin dhe u bëjnë thirrje të gjithë tifozëve të jenë të pranishëm në Elbasan të dielën në orën 18:00 për të mbështetur skuadrën në ndeshjen kundër vendit të fundit, Kastriotit. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale ata shkruajnë:
“Te dielen udhetojme drejt Elbasanit!
Luhet ndeshja e fundit per kete vit ne Elbasan para se te kthehemi te luajme ndeshjet e mbetura ne shtepine tone, ne Kryeqytet! 6 jave nga fundi, 6 jave nga titulli Kampion e respektivisht vetem 6 jave nga ylli i tretë ne fanelle. Nje enderr per cdo superklub si TIRONA!
Tani nuk ka vend per gabime, gjithcka eshte ne doren tone! Sebashku me ekipin shkojme drejt fitoreve te rradhes! Ftojme te gjithe tifozet bardheblu te na bashkohen…bashke e kthejme ne feste! Te dielen 16:30 nisemi nga stadiumi “Selman Stermasi”…
