Napoli, Kim do të kryejë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut

Në Korenë e Jugut, askush nuk mund t'i shpëtojë shërbimit ushtarak, as kur ai është një njeri i njohur.

Mbrojtësi i Napolit, Kim, është i detyruar që në muajt e verës të zhvendoset për tre javë në Kore për t'u vendosur në dispozicion të ushtrisë.

Aktivizimi i tij në kampionatin aziatik nuk e kursen nga shërbimi nën armë. Ligji korean parashikon 21 muaj ushtri për të gjithë meshkujt por për ata me merita të veçanta sportive reduktohet në 21 ditë.

Në këtë mënyrë, mungesa e numrit 3 nuk  është shqetësim për skuadrën e Spëlletit.