VIDEO/ Cristiano Ronaldo gjen buzëqeshjen, vjen goli që zgjidh përkohësisht krizën

Në kulmin e polemikave për formën e dobët që po kalon, Cristiano Ronaldo u përgjigjet kritikave me një gol. Sulmuesi portugez i Al Nassr kundër të cilit ka dalë edhe presidenti i klubit, shënoi në sfidën kundër Al Raed.

Al Nassr që nuk shënonte në tre ndeshjet e fundit, e zhbllokoi ndeshjen pak minuta pas fillimit. Më pak se 4 minuta dhe CR7 shfrytëzoi asistin e Al-Ghannam duke rikthyer disi qetësinë në kampin e Al Nassr. 

Ky është goli i 12 në 13 sfidat e luajtura nga Ronaldo me fanellën e skuadrës arabe ku u transferua në dhjetor menjëherë pas Kupës së Botës.