Sylvinho e snoboi por Ernest Muçi është i pandalshëm në Poloni, shënon golin e sigurisë për Legian (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2023, 20:55
Në Poloni është bërë protagonist ku javë pas jave po ndihmon Legian e Varshavës por në Shqipëri trajneri Sylvinho nuk e ka marrë ende në konsideratë.
Ernest Muçi bëhet protagonist në suksesin 2-0 ndaj Visla Plok. Goli i parë u shënua nga Josue në minutën e 14 të takimit, ndërsa i dyti u firmos nga ish-sulmuesi i Tiranës.
Bomberi shqiptar hyri nga stoli në pjesën e dytë të ndeshjes dhe pak momente para se të dëgjohej vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit, vendosi në kasafortë suksesin e rëndësishëm të Legias.
