Partizani kampion i Shqipërisë në volejboll për femra, Skënderbeu dorëzohet në finalen e pestë
5 ndeshje spektakolare por në fund është Partizani që feston. Vajzat e Skënderbeut nuk arritën të ruanin kurorën e kampiones pasi u thyen në finalen e pestë të luajtur në “Asllan Rusi” ku Partizani triumfoi 3-1 dhe në total 3-2.
Një sfidë shumë e luftuar në dy setet e para ku vajzat e kuqe triumfuan fillimisht 25-21 ndërsa më pas korçaret barazuan 25-20 por më pas nuk pati histori sepse Partizani i mbylli në favor 25-18 dhe 25-15 dy setet e fundit dhe krejt ndeshjen.
Ky është titulli i pestë në historinë e klubit kryeqytetas ndërsa kjo finale pati një rivalitet të fortë ku të dyja skuadrat arritën të ruanin avantazhin në fushën e tyre por vajzat e kuqe e zhvilluan ndeshjen e pestë në “Asllan Rusi” pasi e mbyllën edhe sezonin e rregullt në vendin e parë.
