Martini i gëzohet Teutës: I nevojiteshin pikët, s'kemi luksin për rotacion

Tekniku i Teutës, Edi Martni është ndalur për mediat pas fitores 2-0 ndaj Erzenit.

“Na u donin me patjetër pikët sepse Erzeni ishte 3 pikë para nesh. Ndeshjet e tjera ekipi im ka luajtur mirë dhe nuk i ka merituar rezultatet e mëparshme, më bëhet qejfi për këtë fitore që arritëm. Kampionatit po i vjen fundi dhe ndeshjet janë shumë të rëndësishme.

Nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe veçse kemi mundur Erzenin një rival direkt për mbijetesë. Teuta çdo vit ka luftuar për zonën europiane, nuk kemi luksin për të bërë rrotacion. Normalisht që të mërkurën në Kupë do të fus 11-shen më të mirë që kam në dispozicion.

Kallaku bëri një ndeshje të shkëlqyer si në mbrojtje, sulm dhe te penalltia. M’u drejtuan lojtarët që penalltinë ta godiste Çyrbja sepse ditën e djeshme është bërë baba. Megjithatë iku kjo pjesë.” – u shpreh Martini.