VIDEO/ Dramë në Londër, Arsenali “dorëzon” titullin, e barazon në shtëpi Southampton

Premier League merr një drejtim të pamenduar me Arsenalin që praktikisht e ka humbur vendin e parë nëse Manchester City rikuperon me pikë maksimale dy ndeshjet më pak që ka ndaj kryesuesve.
Skuadra e Michel Artetas, e cila ka kryesuar që nga java e parë e sezonit, eviton humbjen dhe barazon në mënyrë surprizë nga Southampton që i shpëton fundit dhe tashmë pas barazimit 3-3 rigjen shpresat për mbijetesë.
Ndeshje e pabesueshme në “Fly Emirates” ku “Topçintë” e nisëm menjëherë në disavantazh të dy golave por shkuan në pushim me realizimin e Martinellit.
Edhe më elektrizuese pjesa e dytë ku Caleta-Car thelloi avantazhin e jugorëve ndërsa Odegaard në të 88-ën dhe Saka në minutën e parë shtesë barazuan rezultatin që për Arsenalin mund të konsiderohet si humbje pasi bën një hap të madh fals dhe lejon Manchester City-n që të rikuperojë terren, aktualisht me 5 pikë më pak por me 30 ndeshje, ndryshe nga Arsenali që numëron 32. Sfida direkte Manchester City-Arsenal do të luhet të mërkurën në orën 21:00.
