Ronaldo dhe Georgina në krizë? Në Portugali besojnë se sulmuesi është lodhur

Ronaldo dhe Georgina në krizë? Në Portugali besojnë se
Nga Portugalia vijnë lajme interesante përsa i përket çiftit më të përfolur të botës së futbollit. Programi “Noite das Estrelas” zbulon se marrëdhënia mes CR7 dhe të fejuarës së tij është në krizë.

Psikologu  Quintino Aries thekson se nga ajo që kanë treguar në publik, ata nuk janë në një moment të lumtur pasi Georgina po e largon më shumë nga mamaja Dolores sulmuesin i cili është shumë i lidhur me të.

Gazetari Daniel Nascimento thekson se Ronaldo nuk është i lumtur pasi Georgina e kalon kohën më të madhe të ditës në një qëndër tregtare në Riyadh.

“Ajo vetëm shpenzon dhe çfarë edhe më e keqe është se ajo mendon që është në standardin e Ronaldos. Po e vendos veten në piedestal dhe kjo nuk i pëlqen aspak Cristianos”, thekson gazetari.