"Ta harrojmë Championsin", Pioli: Lecce një kundërshtar i rrezikshëm!
Pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Champions League, Milani kthehet të mendojë për kampionatin. Testi i radhës do të jetë ndaj Lecces. Trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli ka folur në një konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide.
“Ne luajmë shumë gjëra në këtë sfidë, por edhe kundërshtarët tanë. Duhet të shkojmë në këtë takim me entuziazëm, besim dhe bindje. Kemi mundësinë që të mbyllim mirë sezonin, sepse grupi është i bashkuar dhe skuadra është në formë. Mund t’ia dalim.
Nesër duhet të tregohemi të zotë që të transformojmë në favorin tonë entuziazmin që na dha Champions. Kundërshtari na vuri në vështirësi në ndeshjen e fazës së parë, duhet të jemi të përgatitur. Duhet të nisim ndeshjen mirë dhe ta mbyllim sa më shpejt.
Ibrahimovic? Zlatan do të grumbullohet sepse është mirë. Olivier do të mungojë për shkak të një problemi në tendinën e pulpës”, tha Pioli.


