Nuk paguan 8 dollarë, Cristiano humbet “tick”-un e VIP-it në Twitter
Elon Musk ka aplikuar në Twitter “gjobën” e shenjës blu. Pasi mori drejtimin e kompanisë virtuale për 44 miliardë dollarë, manjati amerikan paralajmëroi se shenja blu në krah të emrit të personazheve të famshëm do të kushtonte 8 dollarë në muaj por jo të gjithë kanë vendosur ta paguajnë në shenjë proteste.

Njëri prej tyre është Cristiano Ronaldo që e ka humbur. Ronaldo ndiqet nga 108 milionë llogari në rrjetin e “cicërimave” por duke nisur që prej ditës së sotme ai nuk figuron më në listën “VIP”.

Që nga sot, portugezi rreshtohet mes njerëzve të zakonshëm ndërsa llogaria e tij tashmë mund të konsiderohet si e paverifikueshme. Gjithsesi jo të gjithë VIP-at që nuk kanë bërë pagesën e kanë humbur “tick”-un e famshëm pasi Musk ka vendosur të paguajë për ta. Njëri prej tyre është LeBron James.
Miliarderi amerikan shkruan se ka vendosur të paguajë për një pjesë shumë të vogël
