Chelsea nxjerr në shitje 8 lojtarë në verë, ja vendimi për Brojën
Todd Boehly si president i Chelsea në vitin e parë ka qenë një dështim total. Numri një i Bluve ka ndryshuar tre trajnerë, por askush prej tyre nuk sjellë rezultatet që stafi shpresonte. Londinezët janë jashtë çdo objektivi në Premier League, ndërsa sezonin e ri me shumë gjasa do të jetë edhe jashtë Evrope.
Dalja nga të gjithë objektivat e mundshëm ka bërë që Boehly dhe stafi i tij të përgatisin një tjetër revolucion në fund të këtij sezoni. Me dilemën se kush do të jetë trajneri i ri, drejtuesit kanë përpiluar listën në dalje ku janë jo pak por tetë lojtarë:
Christian Pulisic, Hakim Ziyech, Mason Mount, Ruben Loftus-Cheek, Conor Gallagher, Pierre-Emerick Aubameyang, Kalidou Koulibaly dhe Lukaku.
Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit nuk kanë nxjerr në shitje Armando Brojës, besojnë shumë tek talenti kuqezi pavarësisht se Broja mbylli një sezon pa lënë gjurmë, i kushtëzuar shumë nga dëmtimi i rëndë që pësoi një gju.

