VIDEO/ Klasikja e Shqipërisë, Sedloski nuk njeh rezultat tjetër përveç fitores

Trajneri i Vllaznisë, Goce Sedloski beson se skuadra është në gjendje që të ndalë Tiranën në klasiken e Shqipërisë që do të luhet pasditen e së shtunës. Në konferencën për shtyp ku u shfaq bashkë me kapitenin Erdenis Gurishta, ai u shpreh:

"Kundërshtari është shumë i fortë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Tani lojtarët e kamë kuptuar se çfarë kërkoj prej tyre. Jemi si një familje, po punojmë shumë mirë dhe do të luajmë një ndeshje të mirë.

Le të fitojë më i miri. Tirana është në vendin e parë por ne duhet të bëjmë futboll sulmues. Tifozët duhet të na ndihmojnë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për ne".