Griezmann: Nuk ka skuadër më të mirë se Atletico Madrid!

Me 11 gola e 8 asistime në 29 ndeshje në La Liga, karriera e Antoine Griezmann ka rilindur tek Atletico Madrid, pas asaj përvoje “të hidhur” te Barcelona.

Një gjë të tillë e ka miratuar dhe vetë francezi, i cili në një intervistë të zhvilluar ditën e sotme, Griezmann tha se ka bërë gjithçka në karrierën e tij për të shijuar kohën tek Atletico Madrid.

“Viti im i parë në Barcelonë ishte i komplikuar. Më duhej të mësohesha me shumë ndryshime. Vitin e dytë më pëlqeu shumë. E ardhmja?

Gjithmonë kam thënë se dua të luaj në MLS, por bëra gjithçka që të kthehesha këtu dhe të pranohesha. Bëra gjithçka për ta shijuar këtë klub. Nuk ka klub më të mirë dhe atje nuk është vendi ku ndihem më i lumtur”, u shpreh Griezmann