Mourinho sulmon kolegun e Feynoord pas kualifikimit, shikoni momentin e përplasjes (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2023, 16:54
Festoi me tifozët kualifikimin në gjysmëfinalen e Europa League, por Jose Mourinho që kishte lënë pezull një llogari të hapur me rivalin e Feynoord, Stol, e zgjidhi çështjen në fund të ndeshjes.
Pasi e takoi në tunelin e stadiumit “Olimpico”, luzitani iu drejtua me një ton të ashpër duke i treguar derën për t’u kthyer në shtëpi. “Shikon Napolin por duhet të na shikosh edhe ne dhe tani duhet të shkosh në shtëpi menjëherë”, i thotë në anglisht Mou, ndërsa një bashkëpunëtor i tij shton: "Në shtëpi, në shtëpi m…”.
