Man. City mban larg Real Madrid nga bomberi norvegjez
Manchester City nuk dëshiron të rrezikojë me njeriun që sipas të gjitha gjasave do të bëhet simboli i kësaj skuadre. 48 gola në 41 ndeshje, shumë pritshmëri të cilat ai i ka kaluar që në sezonin e parë me fanellën bardhekaltër.
U transferua nga Borussia Dortmund vetëm pak muaj më parë por është ambjentuar plotësisht. Ka nënshkruar një kontratë faraonike që do ta mbajë për të paktën edhe 4 sezone në Manchester por ajo që ka rënë në sy ishte kontrata me një detaj interesant, klauzola e largimit.
Klubi që do ta dëshironte mund të paguante 200 milionë euro për ta shkëputur nga City, sigurisht nëse Halaand do të pranonte.
Sipas “Times”, klubi dhe lojtari kanë rënë dakort që të heqin klauzolën nga kontrata, çka do të thotë se Mancehster City nuk është më i rrezikuar ga një sulm i papritur i Real Madrid pasi Perez e ka shënjestruar prej kohësh bomberin norvegjez.
Heqja e klauzolës është berë menjëherë pas rinovimit të kontratës së Pep Guardiolas në muajin nëntor por është zbuluar nga mediat vetëm gjatë ditëve të fundit.
