Vendimi që shkund Serie A, Apeli i kthen 15 pikët Juventusit

Juventusi rikthehet në zonën Champions pasi Kolegji i Garancisë së Komitetit Olimpik Italian, CONI i kthen 15 pikët e hequra në lidhje me çështjen e plusvalencave. 

Çështja është çuar ndërkohë për gjykim në Gjykatën Federale të Apelit që do të marrë një vendim përfundimtar.

Sipas vendimit të marrë, dënimi nuk është i ligjshëm ndërsa mbeten në fuqi vendimet e marra ndaj drejtuesve më të lartë të klubit bardhezi bashkë me presidentin Agnelli të cilët kanë dhënë dorëheqjen. 

Me rikthimin e pikëve, Juventus ringjitet në vendin e tretë të klasifikimit me 58 pikë, 2 më pak se Lazio e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Roma që për momentin mban vendin e fundit në zonën Champions duke lënë jashtë Milanin me 53 dhe Interin me 51.