Kampioni i Europës dhe rekordmeni i Man. United fitonte 50 mijë pound në javë por sot ka falimentuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2023, 17:41
Nuk i ka mbetur asnjë qindarkë edhe pse në kohën e shkëlqimit në fushën e lojës ka fituar deri në 50 mijë pound në javë. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Manchester United, Wes Bown, të cilin gjykata e ka shpallur të falimentuar dhe pa asnjë qindarkë në llogari.
43-vjeçari Brown ka qenë pjesë e United për 15 vite, në pjesën më të madhe të të cilave ka fituar pagën e majme deri në 3 milionë pound në sezon, pa llogaritur këtu kontratat e sponsorizimeve.

I rritur në akademinë e klubit, ai numëron 362 ndeshje duke fituar 5 tituj Premier, 2 FA Cup, 2 Kupa Lige dhe 2 Champions League.
Brown numëron 23 ndeshje me Anglinë, ndërsa vitin e shkuar u divorcua nga bashkëshortja Leanne me të cilën u martua në vitin 2009 dhe ka 3 fëmijë.


