Hachimi la thatë bashkëshorten, mamaja i del në mbrojtje

Vjehrra kundër nuses. Sigurisht që nuk është një histori shqiptare pasi në verisone të ndryshme ky konflikt përsëritet në forma të ndryshme. I tillë është rasti i mamasë së mbrojtësit të PSG, Hachimi dhe ish-bashkëshortes e cila nuk përfitoi asnjë qindarkë nga divorci pasi lojtari maroken e ka regjistruar çdo pasuri në emër të mamasë.
Aktorja Hiba Abouk ka zbuluar që mbrojtësi edhe paratë i derdh në llogarinë e mamasë e cila është kontaktuar nga mediat duke marrë në mbrojtje djalin e saj:
“Djali im nuk më ka vënë asnjëherë në dijeni të lëvizjeve që ka bërë. Nuk e di nëse i ka transferuar pasuritë dhe paratë për të evituar që bashkëshortja t’ia marrë, por çfarë problemi ka këtu edhe nëse do të ishte e vërtetë?”.
Asnjë replikë për momentin nga ana e 24-vjeçares me të cilën Hachimi ka edhe dy fëmijë e si për ironi, është mbrojtësi që do të marrrë gjysmën e pasurisë së saj pasi në martesën e tyre ai rezulton edhe si më i varfëri.
