Bylis sfidon Teutën dhe Kukësin, fiton duelin e "kërcënimeve"

Kastrioti priti në Elbasan skuadrën e Bylisit në një ndeshje direkte për mbijetesën ku skuadra mallakastriote, aktualisht në zonën e ftohtë, fitoi dhe tashmë është 33 pikë, vetëm 2 më pak se Teuta dhe 3 më pak se Kukësi.

Takimi i shyrë i javës së 28-të të Kategorisë Superiore u shty fillimisht nga FSHF për shkak të kërcënimeve për jetën që kishte marrë arbitri, por ishte sërish FSHF që vendosi të organizohej në Elbasan derisa hetimet të dalin në një përfundim.

Sfida nisi e vrullshme për mallakastriotët që shënuan golin e parë në minutën e 17, pak çaste pasi Kastrioti ngeli me 10 lojtarë pas daljes së Kodrës me të kuqe nga fusha e lojës. Kaçorri i dhuroi qetësi Bylisit me golin e parë ndërsa të dytin e shtoi Joalison nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Me këtë fitore, Bylisi mban gjalle shpresat e mbijetesës ndërsa 8 javët e fundit do të jenë shumë të luftuara edhe në zonën e mbijetesës ku Kastrioti tashmë duket se është shkëputur ndjeshëm drejt Kategorisë së Parë.

Bylis sfidon Teutën dhe Kukësin, fiton duelin e