Presidenti i Interit, Steven Zhang kërkon “hakmarrje” ndaj Milanit

Presidenti i Interit, Steven Zhang kërkon “hakmarrje” ndaj
Entuziast dhe i vendosur u shfaq numri 1 i klubit zikaltër, Steven Zhang pas kualifikimit të Interit në gjysmëfinalen e UEFA Champions League, arritja më e madhe europiane e pronarëve kinezë nën drejtimin e klubit milanez.

Edhe pse burimi i parave nga Kina është mbyllur për të furnizuar arkën e Interit, Steven Zhang mohoi zërat për një shitje të mundshme të klubit ndërsa u ndal gjatë edhe te dueli gjysmëfinal me Milanin që do të luhet në 10 dhe 16 maj.

“Për ne ky derbi është një mundësi hakmarrjeje për atë që ndodhi vitin e shkuar pasi Milani fitoi titullin kampion. Duhet ta fitojmë këtë derbi edhe për historinë e këtij klubi. Çdo ndeshje do të jetë një finale por ne duhet të jemi shumë të përqëndruar. Për sa kohë do të jem këtu, ne do ta nisim çdo sezon për të fituar Nuk po diskutoj me askënd për shitjen e klubit dhe jemi shumë të fokusuar për të ecur në këtë rrugë përpara”.