Dinamo në zi, ndërron jetë krijuesi i këngës zyrtare të klubit kryeqytetas

Dinamo në zi, ndërron jetë krijuesi i këngës zyrtare
Dinamo njofton ndarjen nga jeta në moshën 50-vjeçare të këngëtarit dhe kantautorit, Evans Rama. Artisti nuk arriti t’ia dilte mbanë në betejën me një sëmundje të rëndë, duke u larguar përpara kohe nga jeta.

Njoftimi i klubit kryeqytetas:

Me trishtim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, kantautori, tifozi blu dhe këngëtari i Himnit të Dinamos, #Evans_Rama.

U prehsh në paqe Artist, zëri yt buçitës do jetë i lidhur gjithmonë me Futboll Klub Dinamon…!