Oliver Kahn i kërcënuar, te Bayerni mendojnë shkarkimin e presidentit

E përditshmja gjermane “Bild Sport” bën një zbulim deri diku edhe shokues pas eleminimit të Bayern Munchen nga Champions League. Sipas tabloidit gjerman, presidenti Oliver Kahn mund të jetë emri më i kërcënuar nga kjo situatë pasi në dy vite ka korrur më shumë dështime se sa suksese në drejtimin e klubit më të titulluar të Gjermanisë.
“Që nga vera e vitit 2021, Oliver Kahn ka qenë njeriu përgjegjës si Kryetar i Bordit. Bilanci që atëherë vetëm një titull dhe asnjë sezon në gjysmëfinalen e UEFA Champions League.
Gjithashtu, në dy sezonet e fundit, Bayern nuk ka arritur të kualifikohet në asnjë finale të Kupës së Gjermanisë që konsiderohet gjithashtu dështim. Kahn nuk i kënaqi dëshirat e Alaba për rritjen e pagës duke e lënë të lirë për t’u larguar te Real Madrid por investoi 120 milionë për të transferuar Upamecano dhe De Ligt. Afroi trajner pa eksperiencë si Nagelsmann dhe largoi një lojtar si Lewandowski”.
