45 minuta më pranë gjysmëfinales për Interin dhe Manchester City-n (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2023, 21:52

Mbyllen në barazim pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit çerekfinale të UEFA Champions League.
Në Milano, Interi dhe Benfica shënuan nga një gol. Fillimisht Barrella dhe më pas Aursnes për miqtë ishin protagonistët e stadiumit “San Siro” ku zikaltërit duhet të mbrojnë fitoren 2-0 të Lisbonës.
Në Munchen, Bayern dhe Manchester City nuk arritën të zhbllokojnë ndeshjen edhe pse Erling Halaand gaboi një 11-metërsh si mundësinë më të mirë për të ndëshkuar vendasit.
