E bujshme/ Juventusi drejt shfajësimit, prokurori i cilëson shumë 15 pikë penalizim

2 orë e 45 minuta zgjati seanca e CONI-t në lidhje me penalizimin e Juventusit me 15 pikë për shkak të shkeljes së rregullores së plusvalencave.
Lajmi i madh është se prokurori Ugo Taucer ka bërë një hap pas duke theksuar përpara gjykatësve se avokatët kanë pjesërisht të drejtë në lidhje me ankesën për të hequr 15 pikët pezullim nga kampionati aktual.
“Kërkoj një vendim të Gjykatës së Apelit me një dënim të rimodeluar”, shtoi prokurori.
Gabriella Palmieri Sandulli, që është edhe presidentja e Kolegjit të Garancisë së Sportit në Komitetin Olimpik Italian, ka lënë të kuptohet se vendimi në lidhje me klubin bardhezi do të bëhet i ditur mëngjesin e së enjtes.
Momentalisht, Juventusi mban vendin e shtatë në Serie A me 44 pikë por rikthimi i mundshëm i 15 pikëve do ta ngjiste skuadrën bardhezi në vendin e tretë të klasifikimit me 59, 2 më pak se Lazio dhe 3 më shumë se Roma që ndodhet momentalisht në këtë pozicion.
