“Shënon në jetën private”, Correa do të martohet me vajzën e ish-bomberit të Kombëtares së Italisë
Joaquin Correa do të vendosë kurorë me të fejuarën e tij, vajzën e ish-sulmuesit të Lazios, Juventusit dhe Italisë, Pierluigi Casiraghi. Lojtari i Interit, prej disa kohësh në lidhje me bukuroshen italiane, ka vendosur të shkojë në altar por mediat nuk kanë arritur të zbulojnë datën.

Pavarësisht sezonit jopozitiv që po përjeton në aspektin personal me fanellën e Interit, sulmuesi argjentinas ka vendosur të bëjë hapin e madh në aspektin personal me Chiara Casiraghin e cila qëndron në krah të tij që prej 1 viti.
Aktin e martesës e publikoi dioqeza Milanos, ndërsa celebrimi do të bëhet në qytetin e Monza-s ku jeton familja e së fejuarës. Piergluigi Casiraghi është ish-nënkampion bote në vitin 1994 dhe me siguri disa këshilla më shumë dhëndrrit të tij të ardhshëm do t’ia japë pasi konsiderohet një nga sulmuesit më produktivë të viteve 2000.



