Inter katastrofë, vjen humbja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, Champions në rrezik (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2023, 22:48
Interi në krizë të thellë. Fitorja në Lisbonë krijoi iluzionin se skuadra zikaltër kishte një ngërç që e kaloi por humbja 1-0 ndaj Monzas sonte në "San Siro" e komplikon shumë dhe e bën serioze situatën.
Momentalisht skuadra e Inzaghit është jashtë zonës Champions League duke u larguar me 2 pikë nga Milani dhe Roma në vendet 3 dhe 4.
Luca Caldirola shënoi një gol shumë të rëndë në pjesën e dytë duke i shkaktuar Inzaghit rezultatin e pestë rresht negativ në kampionat.
Pavarësisht tentativave në fund me Dzekon apo Lukakun, nënkampionët dështuan në misionin për të dalë me minimalisht 1 pikë ndërsa tashmë duhet të mendojnë për duelin e së mërkurës kundër Benfica-s.
