Balotelli tentoi ribashkimin me bukuroshen napoletane por…nuk funksionoi
Raffaella Fico dhe Mario Balotelli, një dashuri e pamundur. Bukuroshja napoletane me të cilën sulmuesi ka edhe një vajzë, flet gjatë për marrëdhënien me bomberin italian, aktualisht pjesë e skuadrës së Sion në Zvicër.

Lidhja e tyre shumë vite më oarë bëri bujë, ndërsa momentalisht ata janë thjesht miq por modelja zbulon edhe një prapaskenë interesante për të cilën mediat rozë nuk kanë qenë në dijeni. Ata kanë tentuar të rikthehen bashkë dhe Fico nuk jep data por detaje interesante.
“Disa kohë më parë e provuam por nuk funksionoi dhe e kuptuam që nuk mund të kishim një të ardhme të përbashkët. Më e mira ishte që thjeshtë të bënim më të mirën për vajzën Pia. Të dy tentuam deri në fund dhe nuk kemi keqardhje për këtë. Nuk përshtatemi në shumë detaje dhe ndërsa mes nesh dashuria është zbehur prej shumë kohësh”.