Lionel Messi barazon një tjetër rekord të Cristiano Ronaldos (VIDEO)

Lionel Messi shtoi një gol tjetër në CV-në e tij pasi shënoi ndaj Lens në suksesin që PSG regjistroi mbrëmjen e së shtunës. Rrjeta e argjentinasit është e 495-ta e shënuar në Europë, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos për golat e shënuar në 5 ligat kryesore të kontinentit.

Kjo është shifra ekzakte që ksihte arritur Cristiano Ronaldo përpara transferimit të tij në Arabinë Saudite te Al-Nassr. Nëse argjentinasi shënon edhe një gol tjetër, atëherë do ta thyente edhe këtë rekord të rivalit të tij më të fortë në dy dekadat e fundit.

Ky ishte goli i 15 i Messit këtë sezon në Ligue 1 ku në dy sezonet ka regjistruar kuotën 21, ndërsa në La Liga ai ka shënuar 474 gola. Ndërkohë, Ronaldo ka një shpërndarje më të gjerë me 84 në Manchester, 311 te Real Madrid, 81 te Juventus dhe 19 të tjera në sezonin shtesë me United.