Vendngjarja e aksidentit të frikshëm të sulmuesit Ciro Immobile (Shikoni videot)

Mediat italiane publikojnë videon e vendngjarjes ku ndodhi përplasja mes një tramvaji dhe makinës së drejtuar nga sulmuesi i Kombëtares së Italisë, Ciro Immobile.

Në momentin e përplasjes, lojtari ka qenë në makinë bashkë me dy vajzat e tij që për fat të mirë kanë shpëtuar pa asnjë plagë ndërsa sulmuesi pretendon se ishte tramvaji që kaloi semaforin me të kuqe.

Informacionet e para lidhen me një problem shëndetësor që mendohet se ka shfaqur drejtuesi i mjetit publik.

Lojtari ka pësuar një frakturë në brinjë dhe gjithashtu ka një ndrydhje në kolonën vertebrale e po mbahet nën vëzhgim nga mjekët, ndërsa vajzat janë transportuar në një spital pediatrik për kontrolle të detajuara.