Kategoria Superiore, pak emocone në Durrës mes Erzenit dhe Kastriotit

Barazim që për Erzenin tingëllon si humbje. Për të katërtën ndeshje rresht skuadra shijakase nuk arrin të fitojë duke iu larguar edhe më shumë ëndrrës europiane.

Kastrioti i merr pikë të rëndësishme mbijetese. Në ndeshjen e luajtur në Durrës u zhvillua një ndeshje pa shumë emocione ku në njërin krah Nonato nuk ishte në ditën e tij më të mirë ndërsa skuadra e Çelës u kujdes që të mos pësonte por tentoi në disa raste edhe golin për të siguruar një fitore tjetër që do t’i jepte shpresa të mëdha mbijetese.

Kastrioti mbyll klasifikimin me 25 pikë por edhe më një ndeshje më pak ndërsa Erzeni mbetet në të pestin me 38 pikë.

Kategoria Superiore, pak emocone në Durrës mes Erzenit dhe Kastriotit