Trami rrezikon të shtypë sulmuesin e Lazios, i shkatërron makinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2023, 11:25
Frikë për Lazion pasi sulmuesi i Kombëtares Italiane, Ciro Immobile është goditur nga një tramvaj ndërsa ndodhej në makinën e tij në kryqëzimin e urës "Matteotti".
Sipas mediave, sulmuesi nuk ka marrë plagë të rënda ndërsa ndien dhimbje vetëm në njërin krah. Makina e numrit 17 u shkatërrua plotësisht ndërsa Immobile u ka thënë policëve se tramvaji e kaloi kryqëzimin me semafor të kuq.
Nuk ka ende të dhëna zyrtare për mësohet se të plagoaur lehtë janë edhe disa njerëz të tjerë të pranishëm në mjetin e transportit publik, pjesë e linjës 19 të kryeqytetit italian.
