Walker ia hedh pa asnjë “ndëshkim”, bashkëshortja e fal për “tradhëtinë”

Flirtoi me një femër në një bar edhe pse është i martuar por bashkëshortja e fal mbrojtësin anglez të Manchester City, Kylie Walker.

32-vjeçari i filmuar nga kamerat e sigurisë duke flirtuar e kërcyer me një femër në një pub, duket se e ka bindur bashkëshorten Annie që të mos zgjedhë rrugën e divorcit dhe duket se familja e tyre e ka kaluar këtë krizë.

Walker dhe Annie janë njohur që në vitet e shkollës së mesme por kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë përfshihet në skandale të tilla. Gjithsesi, prindërit e një vajze të vogël tashmë mund të shikojnë përpara pasi e kanë kaluar edhe këtë pengesë.