Napoli ndalet nga Verona në “Maradona”, Osimhen aktivzohet në pjesën e dytë (VIDEO)

Napoli ndalet sërish në “Maradona”. Verona rrëmben 1 pikë ndaj skuadrës kryesuese të Serie A që tashmë është plus 14 nga Lazio e vendit të dytë.

Barazim pa gola në “Maradona” pak ditë përpara ndeshjes së kthimit të UEFA Champions League kundër Milanit ku sigurisht trajneri Spalleti përdori linjat e dyta por mungesa e fatit ishte dukshëm faktor në këtë sfidë për të kaltërit që regjistrojnë ndeshjen e tretë pa fitore në 4 të fundit, ndërsa Verona arrin të marrë pikë për të tretën ndeshje rresht në shtëpinë e Napolit duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesën.

Osimhen dhe Kvaratschkelia u aktivizuan disa minuta në pjesën e dytë çka do të thotë se bombero nigerian do ta nisë që nga minuta e parë të mërkurën në mbrëmje kundër Milanit.