Manchester United nuk fal, Anthony frymëzues në Nottingham (VIDEO)
Manchester United shpenzoi jo pak, plot 90 milionë për një sulmues si Anthony dhe braziliani dalëngadalë ka nisur t’ia shpëblejë besimin me gola trajnerit Eric ten Hag.
Në betejën e kësaj fundjave kundër skuadrës së Nottingham Forest që lufton për mbijetesën, “Djajtë e kuq” ia dolën mbanë duke fituar 2-0 në transfertë falë klasit të sulmuesit brazilian.
Goli qe hapi ndeshjen erdhi pikërisht nga këmbët e Anthony ndërsa në të dytën Dalot u asistua nga ish-bomberi i Ajaksit dhe tashmë Manchester United mund të jetë më i qetë në vendin e tretë pas humbjeve të Newcastle dhe Tottenham këtë fundjavë.
Në krahun tjetër, skuadra e Steve Cooper prej 10 ndeshjesh pa fitore, por kalon një moment shumë negativ. Momentalisht, ekipi debutues ndodhet në vendin e 18 me pikë të barabarta me Everton dhe 8 javët e fundit do të jenë finale mbijetese për klubin që ka blerë rreth 30 lojtarë që pas ngjitjes në Premier League.
