Pështymë ndaj trajnerit të Lazios, shikoni gjestin e ulët të tifozit italian (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2023, 08:47
Në stadiumin “Picco” të La Spezia, ndeshja me Lazion të premten në mremje nuk kaloi e gjitha e qetë.
Në pjesën më të madhe të kohës, nga tribunat vërshuan fyerje ndaj stafit mik, trajnerit dhe sulmuesit Ciro Immobile, por kulmi arriti në një moment kur një mbështetës i skuadrës vendase, pështyu në drejtim të trajnerit Maurizio Sarri.
Kjo ngjarje ndodhi pasi në adresë të teknikut toskan ishte hedhur më parë edhe një shishe birrë. Ky është momenti i kapur nga telekamerat e platformës DAZN ku duket qartë gjesti i shëmtuar në adresë të tekniut 65-vjeçar.
