Milani rezervë nuk funksionon, barazim i rrezikshëm në Bologna (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2023, 17:44
Ndalet sërish Milani, këtë herë në Bologna 1-1 duke rrezikuar seriozisht zonën Champions pasi për momentin numëron 53 pikë, po aq sa Roma e vendit të tretë.
Në "Dall Ara" Sansone shtangu kuqezinjtë me një gol që në sekondat e para duke surprizuar të besuarit e Piolit, i cili mendoi për ndeshjen e Napolit duke zëvendesuar 10 lojtarë krahasuar me ndeshjen e mesjavës.
Gjithsesi, me vështirësi Milani arriti deri te barazimi me Pobegan në minutën e 40 e më pas ndeshja nuk ndryshoi.
