Spektakël pa fitues në "finalen" e mbijetesës, Santos dhe Vila shënojnë 4 gola
Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja që konsiderohej edhe si finalja e mbijetesës mes Bylisit dhe Teutës. Një sfidë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat numëronin vetëm 4 pikë diferencë përpara këtij dueli që u projektua i nxehtë që në minutat e para.
Ritëm frenetik nga të dyja skuadrat me Teutën që fitoi menjëherë terren por golin e parë e shënoi Bylis me brazilianin Silva i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes mike.
1-0 dhe festa nisi në stadiumin “Adush Muça” ku vendasit besuan se mund ta thellonin avantazhin por ishte Kallaku që gatoi nga këmbët e tij golin e barazimin.
Një pasim për Markun dhe ky i fundit me topin e artë për Lorenco Vila-n, i cili barazoi shifrat. Ms pas ishte Kallaku por edhe Daci që tentuan edhe golin e dytë por portieri Teqja u tregua i vëmendshëm.
Ndeshja rinisi vrullshëm për skuadrën e Edi Martinit që gjeti një gol tjetër me protagonist të njëjtë, sulmuesin Lorenco Vila. 2-1 pas një aksioni model të skuadrës mike, e cila u zhbllokua dhe meritoi avantazhin. Në të 63-tën, ishte Teqja që mbajti në lojë Bylisin tashmë të demoralizuar por gjeti bqarazimin me supergolin e Silvës.
Minutat në vazhdim nuk sollën ndryshime ndërsa me këtë barazim Teuta nuk largohet nga zona play-out por Bylisi humbi një shans të artë për të rikthyer në "vallen" e mbijetesës durrsakët.
