Meta e Kryemadhi: Këto janë pashkë shumë të mbara për të gjithë, të lulëzojë shpresa!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë uruar shqiptarët për festën e Pashkës ditën e sotme.

Meta dhe Kryemadhi pas vizitën në kisha thanë se kjo është një ditë e jashtëzakonshme dhe se fton të gjithë njerëzit të kapërcejnë dhimbjen.

Meta: Është një ditë e jashtëzakonshme, është një moment shumë shpresësjellës na fton të kapërcejmë dhimbjet edhe të rrisim shpresat e kurajon për një të ardhme të mbarë për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Dhe ishte kënaqësi e veçantë të uroja përsëri fortlumturinë e tij Janullatos dhe njëkohësisht përmes tij të gjithë besimtarët tanë ortodoksë dhe të gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë pashkë shumë të mbara për të gjithë mendoj unë.

Kryemadhi: Kapërcimin e dhimbjes dhe lulëzimin e shpresës kjo është gjëja më e rëndësishme dhe surpriza më e madhe për të gjithë.