500.000 € për një grusht, Sadio Mane e paguan shtrenjtë

Bayern Munchen gjobit me 500.000 € Sadio Mane për grushtin ndaj shokut të skuadrës Leroy Sane në fund të ndeshjes kundër Man. City.

Sipas "Sport Bild", senegalezit do t'i mbahet gjysmë milionë euro nga paga 20 milionëshe që ai përfiton në një sezon. Edhe pse një shumë e konsiderueshme, nuk është një rekord në Munchen ku vendin e parë e mban Manuel Neuer me 1 milionë.

Portieri u gjobit pak muaj më parë pasi foli publikisht kundër vendimit të klubit për shkarkimin e trajnerit të portierëve.