Paralajmërojnë bojkot! Banorët e komunitetit rom: Bashkia Fier na ka harruar, nuk votojmë në 14 Maj
Të shtunën banorët e fshatit Drizë në Fier paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve në 14 Maj. Ata thanë se për 30 vite vuajnë mungesën e shërbimeve ndërsa qeveritë i kanë harruar e diskriminuar.
Nëse nuk investohet në fshatin e tyre, në 14 maj banorët e Drizës nuk do u drejtohen kutive të votimit.
Është ky paralajmërimi që kanë për Bashkinë Fier rreth 3 mijë banorë të këtij fshati.
Thonë se vuajnë mungesën e shërbimeve bazë.
"Asnjë investim, dhe një investim që ka patur 100 metra e kanë lënë përgjysmë.Ja ku keni kanalin, dhe turbinot nuk janë funksionale.
Ka tre muaj që nuk ka ardhur makina e plehrave të marrë mbeturinat," thonë ata.
Rruga është një ndër to.
"Dy rrugë kryeasore duam. Hajdeni bëjeni që dhe ne romët të jetojmë si njerëz normal," tha ai.
Përkundër shqetësimeve të ngritura Bashkia është treguar indiferente e nuk ka dhënë zgjidhje.
"Kur shkojmë atje na thonë se kanë ardhur fondet, por asgjë s'kanë bërë," thonë ata.
Banorët thonë se përgjatë 3 dekadave të fundit janë ndjerë të harruar e diskriminuar.
Protestat për hallet e tyre do t`i vazhdojnë e nëse disa prej tyre nuk marrin zgjidhje këtë muaj, në Maj do të bojkotojnë procesin zgjedhor.
