"Më sill 2 mijë € se do të gjej ku të jesh..." Kapet nga SPAK oficeri i sektorit të antidrogës Sokol Canameti

Një efektivi i antidrogës, i cili aspironte edhe për t’u bërë prokuroro ëahtë arrestuar me urdhër të SPAK me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionin pasiv. Mësohet se a ii kishte kërkuar një të riu 2 mijë euro në këmbim të lirisë, nëtë kundërt do procedonte penalisht për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sokol Canameti, një punonjës policie pranë Drejtorisë së Tiranës është arrestuar nga prokuroria e Posaçme SPAK, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionin pasiv”.

Canameti në muajin Tetor 2022 rezulton ti ketë marë një të riu shumën prej 2 milion e 350 mijë lekë të vjetra, në këmbim të lirimit dhe mos procedimit të tij për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Canameti është filmuar në momentin, kur ka marë sasinë e parave dhe nisur nga kjo situatë, dy personat babë e bir me inicialet E.K dhe F.K,, kanë vendosur të bashkëpunojnë me Agjensinë e Mbikqyrjes Policore.

Përmes hetimore të kryera ka rezultuar se zyrtari i policisë gjyqësore, Sokol Canameti, duke ushtruar presion ndaj të arrestuarit E. K., i ka kërkuar këtij të fundit shumën prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë.

Sipas dëshmisë që E.K, ka dhënë në polici, punonjësi i policisë Canameti e ka kërcënuar se duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë financiare.

Për këtë fakt gjatë kohës që është liruar nga ambjentet e policisë, e E.K., ka vënë në dijeni menjëherë të jatin e tij, shtetasin F. K., i cili nëpërmjet njohjeve të tij, pasi ka siguruar në formë borxhi shumën prej 235.000 lekësh, ja kanë dhënë oficerit të policisë Sokol Canameti.

Një gjë e tillë ka ndodhur në orën 17:30 të datës 10 tetor 2022. Këto veprime janë filmuar nga vetë babë e bir, të cilët tashmë janë vënë nën hetim në gjëndje të lirë, për akuzën e korrupsionit aktiv kryer në bashkëpunim.

Ndërsa për oficerin Sokol Canameti, është marë masa e “arrestit në burg”, i cili është arrestuar ditën e sotme.

Kohët e fundit Canameti, kishte garuar për tu bërë pjesë e organikës së oficerave pranë Prokurorisë së Përgjithshme, me qëllim largimin nga rradhëte Policisë së Shtet