"100 mijë lekë paga e një mësuesi" eksperti: Nuk rritet cilësia në arsim, shkolla sot e politizuar
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një rritje pagash për mësuesit, pagë e cila do të shkojë deri në 100 mijë lekë.
Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti në një lidhje për Ora News deklaroi se rritja e pagave nuk garanton një përmirësim të asimit.
Shkolla sipas tij pas 2013 është politizuar në nivele alarmante ku drejtorë e mësues shpërndajnë njoftime të kryeministrit e kryetarit të bashkisë.
"Është një rritje që bëhet për efekt elektoral. Nuk ka ndonjë gjë të re. I ka premtuar dhe më përpara.
I ka vënë mësuesit në pozita diskriminuese sepse e para nuk është diskutuar me grupet e interesit që janë sindikatat. Ato mesa kuproj nuk dinë farë për këtë punë. Fakti që do të rritet paga e mësuesit, nuk do të thotë se do të rritet cilësia e arsimit. Nuk lidhet kjo me cilësinë. Shkolla jonë është tejet e politizuar, që nga emri e deri tek drejtuesit në një pjesë të mirë të tyre.
Ky është një sistem i trashëguar, por pas 2013 është thelluar. Është e paprecedentë që drejtues shkolle, arsimi, madje edhe mësues të shpërndajnë njoftime të kryesministrit dhe kryetarit të bashkisë e ministrit. Nuk e di pse e bëjnë," tha ai.
